Tingulli mbresëlënës i Koenigsegg Jesko që ka 1,600 kuaj fuqi

ardita 0

Koenigsegg po hyn në një epokë të re, duke lënë prapa modelin Agera, njëjtë sikur bëri edhe më herët me CCX, derisa ka në plan modelin e ri Jesko.

Derisa më parë ishte thënë se do t’i ketë 1,600 kuaj fuqi, si dhe disa specifika tjera, tani është treguar edhe tingulli që lëshon.

Të dëgjuarit e këtij tingulli mbresëlënës, tregon për një fuqi të madhe që ka nën kapak, megjithëse është shumë e vështirë të kuptohet se si mund të funksionojë.

Vetura është ende në fazat e testimit industrial, ndërsa duket se është herët të nxirret në rrugë.

Që tani, mund të thuhet se Koenigsegg Jesko, do të jetë në qendër të vëmendjes kur të lansohet, megjithëse në treg ka edhe vetura tjera shumë të mira. 

https://www.instagram.com/p/B50ZE4WJkhU/