Toyota dëshiron të “ringjallë” modelin Celica ose MR2

ardita 0

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë rreth idesë se Toyota do të prodhojë një tjetër makinë sportive dhe se mund të jetë përmirësimi i një prej modeleve klasike si Celica ose MR2. Një nga inxhinerët e Toyota Supra Masayuki Kai tha: “Ne duam që të kthehet Celica , por edhe MR2. Tani që Supra u rikthye, gjithçka do të vendoset në bazë të kërkesave të tregut”.

Toyota Supra dhe 86 u prodhuan në partneritet me BMW dhe Subaru. Sipas Kai mënyra e vetme që Toyota të bëjë një makinë të re sportive është nëpërmjet partneritetit me kompanitë e tjera.

Ai shtoi se makinat sportive janë të kushtueshme në prodhim dhe volumi i shitjeve të tyre nuk është i madh. Megjithatë kreu i inxhinierëve të Toyota Supra Tetsuya Tada ka konfirmuar se kompania po mendon ndërtimin e një makine të tretë sportive dhe ai mendon se ajo do të jetë modeli MR2.

This post is also available in: English