Toyota e re Century kushton sa një McLaren 540

armir 0

Vitin që kaloi Toyota prezantoi Century e ri, i cili nga pamja e jashtme ngjante shumë me modelin e vjetër të Century. Në një botë kur limuzinat po bëhen përherë e më shumë moderne  Century i ri shkoi kundra rrymës duke qenë më shumë një limuzinë klasike.

Ajo ka një çmim prej 135,000 paundësh i cili erdhi si një surprizë duke marrë parasysh se me një çmim të tillë mund të blesh një Mercedes S-Class ose një Range Rover por mund të blesh dhe një makinë sportive si Audi R8, Mercedes-AMG GT ose McLaren 540C.

Por asnjëra nga këto nuk ka perde ose sedilje prej leshi si Century i ri. Toyota e re Century ka vendosur në makinë sisteme anti-përplasjes duke e bërë limuzinën një makinë të sigurtë.

Gjithashtu kjo do të jetë një makinë e rrallë. Toyota planifikon të prodhojë vetëm 600 makina në vit dhe duke qenë se shumica e proçesit bëhet nga dora e njeriut kjo do të thotë se nuk do të ketë shumë makina të tilla.

This post is also available in: English