Toyota konfirmon se Supra e re do të garojë në NASCAR 2019

ardita 0

Toyota Supra e re është një nga makinat që po pritet me padurim nga ndjekësit e makinave të dalë në treg. Edhe pse është parashikuar se si mund të jetë nga Gazoo Racing Concept prapë ne duhet të shohim makinën e vërtetë.

Por edhe kjo Toyota nuk është Supra e re. Ajo thjesht ka dritat e përparme të Supra-s së re dhe mbishkrimin e shkruar mbi një makinë të NASCAR e cila u prezantua në Daytona Speedway këtë javë përpara debutimit të Supra-s së re në këtë pistë gjë që mund të ndodhë në shkurt të 2019.

Toyota ka përdorur për garat NASCAR modelin Camry dhe për ata që e pëlqejnë këtë model duhet të jenë të qetë se ky model nuk do të zëvendësohet. Toyota do të garojë me 3 makina të ndryshme në 3 kategori të ndryshme të NASCAR. Toyota Supra e re do të marrë pjesë në kategorinë Xfinity.

This post is also available in: English