Toyota mund të “ringjallë” modelin MR2 por si një makinë elektrike

Admin 0

Thashethemet rreth ndërtimit të një modeli MR2 nga kompnia Toyota kanë disa kohë që qarkullojnë. Toyota është duke e menduar ndërtimin e një modeli të ri MR2 por mendohet se ky model do të jetë një makinë sportive elektrike. Në një intervistë gjatë Paris Auto Show në fillim të muajit zëvendëdës presidenti përgjegjës për shitjet në Europë Matt Harrison pohoi se Toyota po e mendon ndërtimin e një modeli MR2 të ri. Sipas ekpertëve ka shumë mundësi që ky model i ri të jetë elektrik. Duke parë dizajnin e makinave të Toyota një motorr elektrik do të ishte i përshtatshëm për tu vendosur tek një makinë sportive Toyota.

Sipas disa burimeve brenda kompanisë nëse modeli elektrik i Toyota MR2 merr dritën jeshile atëherë makina e re mund të dale në treg në fillim të dekadës së ardhshme. E vetmja gjë që fansat e makinave mund të bëjnë është të shpresojnë që Toyota të vazhdojë traditën e prodhimit të makinave sportiver me çmim të arsyeshëm dhe shumë argëtuese për tu ngarë.

This post is also available in: English