Toyota prezanton modelet TRD Avalon dhe Camry, përpara debutimit zyrtar në Los Anxhelos ‘Motor Show’

ardita 0

Toyota papritur po zgjeron linjën e saj TRD.

Modeli 2020 Toyota Camry TRD do të arrijë së bashku me një Avalon TRD vitin e ardhshëm dhe të dy do të vijnë me përmirësime të rëndësishme të performancës.

Kompania ka publikuar imazhet e të dy modeleve përpara debutimit të tyre në Los Anxhelos ‘Motor Show’.

Ato duken më agresive se paraardhëset e tyre por akoma nuk është zbuluar asgjë në lidhje me elementët e pjesës së brendshme.

Thuhet se të dy modelet do të kenë një motor V6, 3.6 litërsh me 301 kuaj fuqi. Avalon TRD dhe Camry TRD do të dalin në shitje në vjeshtën e vitit 2019.

zyrt

This post is also available in: English