Toyota prezanton modelin e jashtëzakonshëm, RAV 4 2019 në Nju Jork “Auto Show”

ardita 0

Me datën 28 mars makina e re Toyota RAV4, bëri debutimin e saj parë tek “Auto Show” që u zhvillua në  Nju Jork. Në krahasim me paraardhësin e tij, ky model RAV4 vjen me shumë ndryshime.

Ndryshimi kryesor në këtë model  është platforma e re TNGA, e cila vjen me një distancë më të madhe ndërmjet boshteve, shkurton gjatësinë dhe lartësinë e veturës.

Ky model vjen me dy lloje motorrësh, atë me benzinë me 2.5 litër me katër cilindra të vendosur në vijë të drejtë dhe i lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi, si dhe motorrin e njëjtë të lidhur me sistemin hybrid i cili shpërndan fuqinë përmes sistemit CVT.

Lini një Përgjigje