Toyota Prius 2019 vjen me një pamje më sportive

Admin 0

Megjithëse Toyota Prius është një makinë që nuk ka lidhje fare me makinat sportive, disa pronarë të këtyre makinave kërkojnë diçka më interesante për makinat e tyre. Për këtë ka menduar divizioni i kompanisë Toyota Racing Development. Ajo ka gati disa modifikime vizuale të cilat i përshtaten Prius-it të prezantuar muajin e kaluar në Los Angeles Auto Show. Toyota Prius nuk është se ka dizajnin më të mirë në botën e makianve, por TRD ka menduar që ta bëjë këtë makinë më të dëshirueshme dhe me pamje të jashtme më interesante. Modifikime do të pësojë e gjithë pamja e jashtme e makinës duke e bërë këtë model të duket më sportiv dhe më agresiv. Toyota do t’i prezantojë dizajnet e reja muajin e ardhshëm në Tokyo  Auto Salon.

Klientët mund t’i blejnë pjesët tek e tek ose si një paketë nga ku kompania do t’i  montojë. Gjithashtu kompania ka deklaruar se për çdo pjesë klientët mund të zgjedhin ngjyrën që ata duan. Gjithashtu makinës mund t’i shtohet edhe sistemi Motion Control Beam e cila ndihmon shoferin në marrjen e kthesave dhe e bën makinën më të rehatshme për tu ngarë.

This post is also available in: English