Tramontana R tashmë është në shitje! Ja se çfarë duhet te dini për të!

liridona 0

Për ata që janë fansa të makinave super sport si Lamborghini Aventador, McLaren P1, ose edhe Porsche 911 atëherë ju jeni patjetër një kandidat ideal për 2011 Tramontana R. Nëse jeni të “etur” për një super shpejtësi, athere kjo makinë është për ju.

Ndërtuar nga Atelier Tramontana dhe prodhuar në Spanjë, kjo makinë sportive nuk ka qenë kurrë e zakonshme, me një bashkim të Formula One dhe një avioni luftarak. Megjithatë, ka pasur mite dhe mistere të ndryshme që qarkullojnë rreth kompanisë prodhuese dhe shumë prej modeleve të makinave të saj që janë ndërtuar dhe shitur gjatë viteve. Aktualisht sipas CarScoops,modeli R është i vetmi qe po kërkohet të shitet.

Tramontana R është vënë në shitje në James Edition.Për një makinë që ka qenë jashtë loje për shtatë vjet, kilometrazhin në të është mjaft e drejtë, pasi ajo është një makinë super sportive.

 

Me një V12 Biturbo Mercedes-AMG, kjo bukuri ka 720 kuaj fuqi. Një kombinim i përsosur i një makine të Formula 1 dhe një luftëtar me avion. Pamjet e saj te karakterizuar nga finesa janë një ndërthurje e shpejtësisë dhe bukurisë. Ashtu si çdo makinë tjetër sportive, kjo është dy vendësh dhe ajo lëvizë nga 0-60 m/orë në më pak se 3.6 sekonda.

Tramontana është gjithashtu paksa e lehtë sepse peshon pak më shumë se 1.300 kg. Shasia e saj është e bërë nga fibra karboni të ngjashme me një makinë të Formula Një.

Ndryshimet e bëra në këtë makinë gjatë viteve mund të jenë bërë për arsye të ndryshme, por asgjë nuk është e qartë pse.

Është vendosur që makina do të dali në ankand për të paktën $ 569,000.

This post is also available in: English