Triumph Speed Triple 1050, Motorri që i ka rezistuar kohës

armir 0

Kur u nxorr në shitje për herë të parë në 2005 ky motorr ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Ai ishte një nga motorrët më të shitur të asaj kohe. Ky është një nga ata motorrë që i ka rezistuar kohës dhe është shumë i përdorshëm dhe sot. Ky nuk është një motorr për të gjithë.

Duhet të jesh një pilot me eksperiencë për ta pilotuar përndryshe do ta keni shumë të vështirë pilotimin e këtij motorri. Në rrugë të rënduara nga trafiku në një qytet pilotimi i këtij motorri është i vështirë, por për një fundjavë udhëtimi në rrugën tuaj të pereferuar ky motorr është perfekt. Ai është një motorr i rehatshëm me një pamje të jashtme interesante dhe me një jetë të gjatë. Ky motorr vjen me një çmim prej 5195 paundësh.