U prezantua në Panairin e Gjenevës 2018, supermakina Zerouno Duterte arrin shitje rekord të njësive të saj

ardita 0

Italdesign ka prezantuar në Gjeneva “Motor Show” modelin e saj më të ri të quajtur  Zerouno Duterte. Kjo makinë u krijua për të shënuar 50 vjetorin e prodhuesit Italian dhe makina është lançuar në pesë njësi. Pjesa e sipërme e makinës është ristrukturuar në mënyrë që të përshtatet sa më mirë me strukturen e tavanit, që mund të largohet në mënyrë manuale.

Fibrat e karbonit janë të pranishme si në pjesën e jashtme të makinës ashtu edhe në pjesën e brendshme të saj. Nën kofano ndodhet motorri V10 me 5.2 litra dhe prodhon 610 kuaj fuqi. Zerouno Duterte shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për 3.2 sekonda, ka një shpejtësi maksimale prej 321 km/orë.

Stilii i saj është i ngjashëm me atë të Lamborghini Geneno, tavani mund të hapet në mënyrë manuale megjithatë është edhe një  tjetër mbulesë për raste urgjente. Gjithësej janë ndërtuar vetëm pesë Zerouno Duterte dhe të gjitha janë dizajnuar sipas kërkesës së blerësit. Me pak fjalë  Italdesign ka krijuar një makine e cila është shitur dhe ju nuk keni mundësi që ta blini.

Lini një Përgjigje