Urdhërohet tërheqja nga tregu e 60,000 automjeteve Porsche, arsyeja është që kanë probleme me…

ardita 0

Autoritetet gjermane kanë urdhëruar tërheqjen e 60,000 makinave me motor diesel të tipit Cayenne dhe Macan nga divizioni i makinave sportive Porsche, pasi zbuluan se automjetet kishin te  instaluar një softuer që ndihmonte në kalimin e testeve të emëtimit.

Kërkesa ishte bërë nga autoriteti i mjeteve motorike KBA, që njoftoi se kjo pajisje mund të sjellë një rritje të prodhimit të oksideve të azotit. Kompania Porche ka konfirmuar marrjen e këtij dokumenti zyrtar.

Automjetet e prekura jane 6 755 Cayenne 4,2 litra V8 TDI dhe 52 831 Macan 3,0 litra V6 TDI. Në të dy rastet automjetet e prekura janë certifikuar sipas standardit Euro 6. 

This post is also available in: English