Van der Valk përfundon ndërtimin e superjahtit prej 24 metrash

ardita 0

Kantieri hollandez Van der Valk ka përfunduar ndërtimin e jatit prej 24,75 metrash të quajtur Joy. Jahti ka një pamje të jashtme sportive e cila sëbashku me arkitekturën e anijes janë ndërtuar dhe dizenjuar nga vetë kantieri.

Pamja e brendshme e cila është një ndërthurje e stilit bashkëkohor dhe atij tradicional u dizenjua nga studioja Guido de Groot Design. Jahti ka një dhomë ndenje të madhe, një dhomë VIP si edhe dy dhoma të tjera më të vogla.

Jahti është ndërtuar sipas kërkesave të pronarit i cili edhe ai punon në sektorin e ndërtimit të anijeve. Jahti Joy mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 23 nyjesh ndërsa shpejtësia normale e udhëtimit është 18 nyje.