Vauxhall Viva po vjen përsëri!

liridona 0

Vauxhall nuk do të donte që ne t’ju tregonim fotografinë e mësipërme, sepse kjo është një makinë e vjetër. Por në kohën e gjyshërve të tuaj ishte një nga makinat më të dashura.

Është emblema që kompania do të përdorë për veturën e re. Do të prezantohet një gamë të vogël makinash me tre modele. Viva është më e lira, pastaj Corsa – që sapo po rinovohet – dhe Adami.

Interesante është që emri Viva nuk do të përdoret në pjesën tjetër të Evropës, na thuhet nga një burim i sigurt i Vauxhall. Ka mundësi që atje do të quhet Agila, emri i veturës që zëvendëson. Në të vërtetë, emri Viva nuk është shpallur zyrtarisht, por është diçka që Vauxhall ka hulumtuar dhe publikut i pëlqent.

Të gjitha këto do të thonë se Vauxhall është i vendosur për shitjen e makinave më të vogla në Britani më shumë se kushdo tjetër.
Ç’të themi nga Viva? E pra ndryshe nga Agila, ajo nuk është një Suzuki e thjeshtë.Në të vërtetë nuk është aspak nje Suzuki, por një makinë e ndërtuar në platformën globale të GM-ve të makinave që mbështet gjithashtu gjeneratën e ardhshme Chevrolet Spark.

Duke sjellë një ridizenjim nga stilistët e GM-së në Europë, të nxitur nga një nga motorët e rinj konkurrues të GM Europe dhe duke përdorur disa prej karakteristikave të reja, Viva duhet të bëjë më shumë sesa Agila.

This post is also available in: English