Versioni i blinduar i Range Rover vjen me disa përditësime të reja

ardita 0

Munt t’ju duket si një Range Rover i zakonshëm, por nëse e shikoni më afër do të vini re se disa gjëra janë pak më ndryshe në krahasim me variantin standard të SUV-it luksoz britanik. 

Për shembull, dritat LED në parakolpin e përparmë dhe trashësia e dyerve që me të vërtetë i heq identitetin e vërtetë të modelit. Në fakt kemi të bëjmë me versionin e blinduar të Range Rover-it, që përmban më shumë se një ton (2204 kilogramë) të pllakave të blinduara për të mbrojtur pasagjerët nga ndonjë sulm terrorist.

Automjeti i parë i blinduar i Range Rover, Sentinel bëri debutimin e tij në shtator të vitit 2015 me një motor ‘supercharged’ V6 me 3.0 litra. Për 2019 SVO ka bërë disa përditësime nën kofano, ku tani ka vendosur një motor V8 me 5.0 litra. Përmirësimi i motorit vjen së bashku me një shtesë 39 kuaj fuqi për një total prej 375 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 10.4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 190 km/orë, e cila mund të mos tingëllojë mbresëlënëse por nuk duhet të harrojmë që Sentinel peshon shumë.  

 

This post is also available in: English