I veshur me ar e gurë të çmuar, njihuni me jahtin më të shtrenjtë në botë

ardita 0

Jahti që quhet ‘History Supreme’ është i mbuluar nga 100 000 kilogramë ar, platin dhe gurë të çmuar. Dhoma kryesore e gjumit, brenda saj si dekor ka disa eshtra dinosaurësh, të marra nga “Tyrannosaurus Rex”, që u gjet në Arizona.

Projektuesi me famë botërore Stuart Hughes gjatë një interviste tha se ishte mjaft i emocionuar që iu ofrua të hartonte linjat luksoze të jahtit, gjithashtu tha se ai ishte i lirë që ta projektonte atë ashtu sic i pëlqente.

‘History Supreme’ është cilësuar si “jahti më i shtrenjtë në botë”, me vlerë rreth 3 miliardë paund. Hughes tha se kjo shumë marramendëse është për shkak të arit dhe eshtrave të dinosaurëve. Baza e jahtit si dhe kuverta, dhoma e ngrënies dhe spiranca janë të mbështjellë nga ari, ndërsa dhomat e fjetjes me platin.

Disa nga karakteristikat e tjera të bordit përfshijnë edhe një Iphone i cili është i mbështjellë në 500 diamante. Jahti u ble nga një biznesmen anonim malazez për 2.53 miliardë paund në vitin 2011.

This post is also available in: English