Vettel zbulon “armikun” e tij më të madh në luftën për titull

Mariglen 0

Sebastian Vettel ka pranuar se vet ai është “armiku” më i madh gabimet e të cilit po i kushtojnë Ferrarit titullin kampion në Formula 1. Piloti gjerman është 30 pikë mbrapa Lewis Hamilton i cili ka arritur të fitojë disa gara për shkak të gabimeve të Vettel. Këto incidente kanë bërë që Vettel të humbasë vendin e parë. Me Ferrarin që mendohet se ka makinën më të shpejtë në Formula 1 këtë sezon Vettel pranon se ai është “pika e dobët” dhe arsyeja pse Ferrari nuk po arrin të kalojë Mercedes.

Mendoj se armiku më i madh i imi jam unë- u shpreh Vettel. Ne kemi një makinë fantastike dhe i kemi të gjitha shanset për të fituar. Unë mendoj se duhet të shikojmë tek vetvetja dhe nëse arrijmë ta bëjmë këtë atëherë çdo gjë do të shkojë mirë dhe ne do të fitojmë çdo garë- shtoi ai.