Video/ Koronavirus, Tunizia përdor robotët për të kontrolluar lëvizjen e njerëzve në rrugë

ardita 0

“Ku po shkon? Nga po vjen? Je në dijeni të rregullave të izolimit?”. Këto janë disa nga pyetjet që i bëhen qytetarëve të Tunizisë që dalin nga shtëpia për të bërë pazar si në shumë Vende të tjera të botës, në këtë kohë koronavirusi.

Ndryshimi është që këto pyetje nuk i bën një agjent policie por një ‘makinë robot’, që shëtit nëpër rrugë me një telekamer, siç e tregon kjo video e publikuar nga ministria e brendshme e Tunizisë.

https://video.repubblica.it/92781b84-754b-40a1-a246-1dbdc1c2660a

Edhe Tunizia është një nga vendet e prekura me koronavirus, ku deri tani numri i viktimave eshte 31 dhe te infektuar 707.