Video/Teknologjia përparon por bashkë me të dhe vjedhësit e makinave luksoze

Hajdutët e makinave janë duke perfeksionuar metodat e tyre të vjedhjes.
Sëfundmi, kamerat e sigurisë së një shtëpie në Londër kanë kapur momentin kur hajdutët vjedhin pa prekur fare një super makinë “Tesla” që kushton 90 000 paund.
Kamerat kanë filmuar momentin kur hajduti i afrohet shtëpisë me një çantë ku ka pajisje elektronike. Një moment makina hapet dhe aty futet shoku i tij duke e ndezur dhe larguar, shkruan Albeu.com.
Por si ndodh kjo vjedhje?
Ekspertët kanë konstatuar se vjedhja e makinave të luksit me këtë metodë të avancuar është bërë e zakonshme në Angli dhe për këtë nevojitet një aparat i veçantë që bën lidhjen e makinës me çelsat që pronari ka në shtëpi.
Aparati ndërhyn në frekuencat e makinës dhe çelsave që gjenden në shtëpi duke bërë që makina të kuptojë sikur pronari po e hap. Makina hapet automatikisht duke bërë që hajdutet të mos kenë asgjë tjetër për të bërë veç se ta ngasin dhe të ikin.