(VIDEO)Të djegësh barërat e këqija me zjarr, këtë metodë përdorin fermerët së fundmi

armir 0

Disa fermerë së fundmi kanë filluar të përdorin një metodë paksa ndryshe nga ajo tradicionalja për të eleminuar barërat e këqija, ata përdorin zjarrin për ti djegur ato.

Proçesi është njohur ndryshe si ‘flaming’ dhe në fakt nuk është dhe shumë metodë e re. Kjo lloj metode ka fituar popullaritet në fillimet e shekullit 20 dhe është cilësuar si një opsion shumë i shëndetshëm për bimët sesa të përdoren pesticidet e ndryshme.

I nxehti intensiv nga zjarri bën që muri qelizor i barit të shkatërrohet duke e bërë të pamundur rritjen e këtij lloj bari përsëri. Kjo metodë funksionon më së miri me tokat e mbjella me misër sepse bima e misrit është e aftë të durojë temperatura shumë të larta në ndryshim nga bimët e tjera.