Vision EQS është hapi i parë real i sedanëve Mercedes-Benz drejt të ardhmes elektrike

liridona 0

Vision EQS ka 469 kuaj fuqi dhe mund të arrijë nga 0-100 km/h në 4.5 sekonda. Bateria me një karikim të vetëm siguron 700 km/h distancë të pandërprerë.

Marka e makinave elektrike të Mercedes-Benz EQ vazhdon të rritet me modele të reja të cilat shtohen çdo muaj thuajse.

Ky është lajm i mirë për adhuruesit e makinave luksoze të cilët duan të provojnë teknologjinë e cila ka për të revolucionarizuar mënyrën sesi i përdorim makinat tona

Koncepti më i fundit i Mercedes-Benz është tjetër gjë. Vision EQS është e ardhmja e veturave Mercedes-Benz në botën elektrike.

Ndërsa modeli final i sedanit ka për të qenë mbase shumë ndryshe nga ky që pamë në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt, koncepti i sjellë nga Mercedes-Benz vjen padyshim nga e ardhmja.

EQS ka të gjitha rrotat aktive dhe ka dizajn blu dhe argjendtë, diçka që e kemi parë edhe në makinat e tjera elektrike Vision EQ.

Skajet e dizajnit karakterizohen nga forma të lëmuara dhe rrumbullakëta, diçka që pritet lehtësisht nga shtëpia Gjermane e dizajnit të makinave.

Vision EQS ka 469 kuaj fuqi dhe mund të arrijë nga 0-100 km/h në 4.5 sekonda. Bateria me një karikim të vetëm siguron 700 km/h distancë të pandërprerë.

Me kapacitet prej 350kw, ajo mund të karikohet nga zero në 80% në 20 minuta. Mercedes thotë se deri në fund të këtij viti do të shesë 20 makina plotësisht elektrike.

Në lidhje me prodhimin e kësaj makina prodhuesi Gjerman zgjodhi heshtjen.