Vjen McLaren Spider 600LT edhe në versionin kabriole

ardita 0

Kompania pas versionit coupe sjell edhe versionin kabriole të McLaren Spider 600LT.

Mekanizmi i Spider 600LT mekanizmi ka rritur peshën totale të makinës me vetëm 50 kg krahasuar me Coupe 600LT. Eshtë përdorur i njëjti motor V8 twin-turbo me 3.8 litra që përdor versioni coupe nga viti 2018 prodhon 592 kuaj fuqi.

Makina e arrin shpejtësinë nga 0-100 km në vetëm 2.9 sekonda, ndërsa 200 km i arrin për 8,4 sekonda. Shpejtësia maksimale me çatinë e ngritur është 324 km/h (4 km/h më pak se McLaren 600LT Coupe), dhe me çati të lëshuar është e kufizuar në mënyrë elektronike në 315 km/h.

Megjithëse McLaren nuk ka thënë saktësisht se sa do të kushtojë, mendohet që do të ketë një numër të kufizuar prodhimi – secila prej tyre mund të kushtojë rreth 256,500 dollarë.