Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrin në Shqipëri “revolucioni” Audi A8

ardita 0

Kompania “Porsche Albania” ka prezantuar fjalën më të fundit të teknologjisë gjermane, super makina e re Audi A8.

Audi A8 vjen me gjeneratën e tij të katërt me një linjë të re dizajni, me një sistem krejtësisht operativ, me shumë funksione autonome dhe një hap para në lidhje me temën më të diskutuar të momentit “elektrifikimin”.

Mund të thuhet pa hezitim se Audi A8 i ri është makina e parë në botë , e konceptuar dhe e zhvilluar për një udhëtim pjesërisht të automatizuar.

Rrezatojne nje prezence te fuqishme pjesa ballore me grilen e saj te gjere, dizajni muskuloz I trupit dhe pjesa e prapme me shiritin e plote te drites. Silueta anesore nuk e fsheh ngjashmerine me nje kupe sportive. Ndricimi inovativ LED  krijon grafika precise dhe te dallueshme nga larg.

Audi A8 sheh edhe ato qe syte tuaj jo gjithmone i vene re. Nese jeni duke dale nga nje rrugice e ngushte dhe pa fushepamje, kamerat ju mundesojne pamjet e pamundura per t’u pare nga pozicioni juaj. Nese konstatohet nje rrezik perplasje me nje kalimtar apo mjet tjeter, A8 merr persiper frenimin autonom.

Me “AI traffic  jam pilot”, Audi prezanton për të parën herë një sistem pilotimi automatik që arrin nivelin 3. Me ndihmën e sensorëve me ultratinguj, kamera dhe skanim laser, sistemi mund të marrë përsipër kontrollin e makinës në autostradë apo rrugë ndërqytetase në momente trafiku deri në 60km/orë, duke startuar nga vendi, përshpejtuar drejtuar dhe frenuar brenda korsisë përkatëse.

Në ndryshim nga niveli 2, shoferi nuk ka nevojë të monitorojë makinën. Mjafton të shtypë butonin AI, të heqë këmbën nga gazi dhe duart nga timoni dhe t’ia besojë punën e tij makinës, e cila merr përsipër jo vetëm guidën por edhe vlerësimin dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.

Ky produkt gjerman më në fund ka mbërritur edhe në Tiranë.



Lini një Përgjigje