Vjen Volkswagen Golf i ri me 286 kuaj fuqi

ardita 0

Pas prezantimit të edicionit Golf GTI TCR si një koncept në “Wörthersee Show” që u zhvillua në Austri në vitin 2018, Volkswagen tani ka filluar të marrë porosi nga blerësit për këtë makinë.

Modeli i veçantë për momentin është i disponueshëm vetëm në Evropë. TCR është frymezuar nga modeli Golf GTI Performance dhe Golf R, që mundësohet nga një motor me katër cilindra 2.0-litërsh që prodhon 286 kuaj fuqi, ose 45 kuaj fuqi më shumë se një GTI e rregullt, dhe 10 kuaj fuqi më pak se versioni R i Golf.

TCR shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.6 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Çmimi fillestar i Golf GTI TCR në Gjermani është 38,950 euro. 

This post is also available in: English