Volkswagen Atlas me teknologji të lartë dhe stil të ri

liridona 0

Mund të thuhet, se është ndër makinat më të mira që kanë nga shtatë ulëse

Konsiderohet si modeli kryesor i Volkswagen, sa i përket grupit të makinave me nga shtatë ulëse, ndërsa po vazhdon të përditësohet, në kohën kur makinat SUV janë duke pësuar ndryshime të mëdha

Pasi që ka konkurrencë të fortë nga Mazda CX-9, Subaru Ascent dhe Honda Pilot, Volkswagen ka punuar me përkushtim në Atlasin e ri ta prezantojë në Chicago Auto Show në mënyrë sa më të mirë.

Me platformën e re MQB, kjo makinë është zgjeruar për disa centimetra, ndërsa ka stil të ri në dukje, me linja shumë më të mprehta, që ia bëjnë paraqitjen shumë më të egër. Rrotat me 20 dhe 21 inç, janë një gjë tjetër që janë ndryshuar në pjesën e jashtme.

Ndryshimet kryesore, duket se janë në brendi, ku është vendosur teknologji e lartë, për t’ia lehtësuar punën shoferit dhe rritur rehatinë udhëtarëve.

Brenda kapakut, e ka motorin me 2.0 litra, që prodhon deri në 276 kuaj fuqi, të cilat i dërgon ën të katër rrotat me anë të tetë shpejtësive automatike