Volkswagen, BMW, Daimler dhe Ford planifikojnë 400 stacione për karikimin e makinave elektrike në Europë deri në vitin 2020.

liridona 0

Një bashkëpunim mes Volkswagen, BMW, Daimler dhe Ford për karikimin e makinave elektrike, do të bëjë të mundur instalimin e 400 stacioneve në Europë deri në fundin e vitit 2020. Por do të ketë edhe plane të tjera.

Bashkëpunimi nuk është bërë ende fitimprurës. Megjithatë planifikohen rreth 400 stacione për ngarkimin e automjeteve elektrike, ku secila do të ketë 6 porta individuale për ngarkim.

Deri tani janë kryer 63 instalime. 52 të tjera janë në ndërtim e sipër.

Kompanitë kanë si qëllim të sjellin stacione për karikim me shpejtësi të lartë në autostradat e Europës. Kjo bëhet për të adresuar problemin e rangut elektrik të automjeteve elektrike. Së bashku me çmimin, shihen si një arsye për kërkesën e ulët të automjeteve elektrike deri tani.

Ky bashkëpunim vjen së bashku me plane të tjera. Këtu përfshihen më shumë stacione më të mëdha. Por një plan tjetër përfshin edhe rrugët me trafik që çojnë në zonat metropolitane ku kërkesa për infrastrukturën e karikimit është më e lartë, u shpreh shefi ekzekutiv i aleancës.

Ai tha se konkurrenca në hapësirën e infrastrukturës së karikimit të automjeteve elektrike do të rritet në të ardhmen. Lojtarët e kësaj konkurrence variojnë nga tregtuesit më të mëdhenj të karburantit, si për shembull Shell, dhe konglomerat inxhinierikë, deri tek shërbimet komunale dhe prodhuesit e makinave.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se numri i automjeteve elektrike në rrugë do të rritet në 125 milion deri në vitin 2030. Kjo do të rrisë kërkesën për karikues.

Sipas agjencisë, në vitin 2017 kishte rreth 3 milion karikues privatë në shtëpia dhe vende pune, si dhe rreth 430,000 karikues publikë.