Volkswagen Buggy është kthyer përsëri, por kësaj here është e gjitha elektrike

ardita 0

Volkswagen ka zbuluar një koncept të ri elektrik për dunat e rërës, të quajtur ID Buggy, në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë. Është e bazuar në modelin Beetle të viteve 1960.

ID Buggy është mjeti më i fundit nga Volkswagen i dizajnuar për të nxjerrë në pah aftësitë  e platformës së re të baterisë së VW që do të mbështesë një gamë të automjeteve elektrike që kompania ka në plan të sjellë në treg.

Koncepti ID Buggy është ndërtuar në arkitekturën elektrike MEB të grupit Volkswagen, i cili do të hyjë në prodhim në fund të këtij viti. ID Buggy ka një motor që prodhon 205 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 7.2 sekonda, ka një shpejtësi maksimale prej 159 km/orë.

Duke patur parasysh se shitjet pritet të jenë të pakta, VW nuk ka ndërmend ta ndërtojë atë në fabrikat e veta me volum të lartë, në vend të saj gjigandi gjerman po bën një marrëveshje me një kompani të specializuar në prodhimin e automjeteve me volum të ulët, në mënyrë që të ketë disa fitime.