Volkswagen I.D.R, makina e parë elektrike që fiton trofeun në Goodwood (Video)

ardita 0

Piloti Romain Dumas pasi vendosi rekordin në pistën e famshme Pikes Peak në Kolorado, tani mori pjesë me të njëjtën makinë edhe në evenimentin e shpejtësisë Goodwood. Dhe arriti të marrë trofeun me makinën elektrike Volkswagen I.D.R. 

Kjo makinë e përshkroi pistën për 43,86 sekonda më mire se çdokush që konkuroi, ai gjithashtu theu rekordin e makinave më të shpejta elektrike në Goodwood. Por gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq për VW dhe Dumas.

Do ta shikoni edhe tek videoja më poshtë që I.D.R doli e gjitha jashtë pistës dhe filloi të rrëshqiste në bar. Por Dumas arriti më së miri të merrte kontrollin e makinës dhe e drejtoi atë për në pistë.

This post is also available in: English