Volkswagen I.D.R Pikes Peak gati për të thyer rekord

Admin 0

 

Mesa duket çdo disa muaj Volkswagen zbulon nje model I.D concept dhe të gjitha këto I paraprijnë koleksionit të makinave që do të futen në prodhim vitin që vjen. Modeli më i fundit është I.D.R Pikes Peak dhe ashtu siç dëshmon dhe emri, ka si synim ngjitjen e rrugës së njohur në Pikes Peak te Kolorados. Për ata që nuk e kanë dëgjuar më pare, Pike Peaks është një mal në Kolorado dhe rruga plot me kthesa të forta e ka bërë të njohur. Sfida është aq e madhe, saqë ekziston një garë ndërkombëtare që zhvillohet atje çdo vit dhe shoferët më të mirë të botës, mundohen të thyejnë rekordin e Sebastian Leb me 8:13.878.

Por rekordi që do të thyejë firma Gjermane, është ai i kategorisë së EV ose ndryshe makinave elektrike. Modeli i ri do të ketë dy motorrë elektrikë, të cilët do të prodhojnë 680 kuajfuqi me synim që të arrijë në majë, me më pak se 8:57.11.

 

 

Modeli I.D.R Pike Peak ka qenë nën pergatitje për tetë muaj dhe ajo çka ishte pengesa më e madhe, ishte pesha. Por pavarësisht baterive të rënda, inxhinierët arritën të mbajnë peshën nën 1.250 kg. Madje disa pjesë për përmiresimin e aerodinamikës, janë marrë nga makinat garuese të Porsche.

Volkswagen s’ka marrë pjesë që prej vitit 1987, kur dhe ka përdorur një Gold twin-engine. Gara do të zhvillohet më 24 Qershor dhe shoferi i makinës së re, do të jetë kampioni i mëparshëm në këtë pistë, Romain Dumas.

 

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje