Toyota Supra e 2020-ës dhe BMW Z4 ndajnë të njëjtin motor.

liridona 0

Toyota Supra e 2020-ës dhe BMW Z4 ndajnë të njëjtën platformë. Por me siguri shumë prej jush e dinë këtë gjë.

Ajo që nuk dini me siguri, është që këto dy makina ndajnë të njëjtin sistem informacioni, sigurinë dhe më e rëndësishmja, motorin.
Ngreni kofnën e makinës, dhe do të shihni që të dyja Supra dhe Z4 kanë motorin turbocharged 3.0 litërsh me gjashtë cilindra në një linjë. Por sa identike janë këto dy njësi?

Motori turbocharged i BMW në makinën Supra- i quajtur “B58B3001” – zëvendëson N55 që po largohet. Ofron disa opsione shtesë, si: bllok më të ngurtë, ftohje më të mirë dhe aftësinë për të përballuar presione më të larta.
Tek Supra, motori BMW me gjashtë cilindra në vijë i jep makinës shpërndarje të peshës 50:50.

Motori turbocharged me gjashtë cilindra prodhon 335 kuaj fuqi në makinën Supra. Kjo do të thotë se makina është e aftë të arrijë shpejtësinë 96 km/h për 4.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e limituar është 249 km/h.

Por çuditërisht motori prodhon më tepër fuqi në makinën Z4. Ai prodhon 382 kuaj fuqi.

Megjithatë, mund të themi se Toyota është mjaft premtuese. Supra bazë 3.0 fillon me çmim 49,990$, ndërsa 3.0 Premium fillon nga 53,990$. Ndërsa edicioni i limituar Launch Edition ka çmim 55,250$.