E pabesueshme! Volkswagen do të prodhojë mini-fuoristrada të veçanta vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ardita 0

Vitin e kaluar Volkswagen prezantoi në Europë modelin T-Roc ndërsa së fundmi ka prezantuar një fuoristradë edhe më të vogël modelin T-Cross.  Megjithatë mendohet se Volkswagen nuk do t’i nxjerrë këto modele në tregun amerikan.

Sipas disa burimeve nga brenda kompanisë Volkswagen do të ndërtojë një model tjetër fuoristrade të vogël vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo makinë e re pritet që të hyjë në tregun amerikan në fillim të vitit 2020. Makina e re e Volkswagen do të rivalizojë furistradat e tjera të vogla si Honda HR-V, Jeep Renegade ose Toyota C-HR.

Kompania ende nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj lidhur me këtë makinë, por mendohet se ajo do të ndërtohet në fabrikat e Volkswagen në Shtetet e Bashkuara ose në Meksikë.

Vendimi për mos nxjerrjen në tregun amerikan të modelit T-Cross ishte një veprim i zgjuar sepse ajo është shumë e vogël për shijet e blerësve amerikan por kompania gjithashtu mendon se as modeli T-Roc nuk është i përshtatshëm për tregun amerikan.