Volkswagen do të tërheqë nga tregu 6700 makina

Admin 0

Prokuroria gjermane është duke hetuar shitjen e 6700 makinave testuese nga kompania Volkswagen në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. Kompania e ka pranuar skandalin përballë autoriteteve gjermane duke deklaruar se makinat janë shitur gabimisht.Këto makina testuese janë shitur nga Volkswagen nga vitit 2006 deri në vitin 2018, me 4000 makina të shitura vetëm në Gjermani. Megjithatë sipas  gazetës gjermane Der Spiegel numri i makinave të tilla  të shitura nga Volkswagen  mund të shkojë deri në 9000 makina. Volkswagen ka deklaruar se  do t’i blejë mbrapsht makinat testuese të shitura në Gjermani.

Makinat testuese mund të jenë shumë të ngjashme me produktin final por mund edhe të kenë pjesë të cilat nuk lejohen që këto makina të udhëtojnë në rrugë. Autoritetet gjermane janë ende duke hetuar situatën.

This post is also available in: English