Volkswagen Group braktis markat Bentley dhe Lamborghini pas 2030

liridona 0

Volkswagen Group është në fazat e para të planit Vision 2030 i cili parashikon një ristrukturim masiv të kompanisë në 11 vitet e ardhshme, duke përfshirë braktisjen e disa markave premium.

Markat Volkswagen, Audi dhe Porsche janë të sigurta në të ardhmen e Volkswagen Group. Por pjesa tjetër e markave janë në rrezik, deklarojnë disa persona të brendshëm të kompanisë për Automobile.

Skoda dhe SEAT mund ti nënshtrohen një ri-ndërtimi me dizajn më të dallueshëm. Por Bentley, Bugatti, Ducati, Italdesign dhe Lamborghini mund të dalin për shitje.

Sipas raportimeve, Bentley është më në rrezik për braktisje nga ana e Volkswagen Group, pasi marka është e modës së vjetër.

Bugatti mund të lërë VW Group, por mbetet brenda familjes Porsche.

E ardhmja e Lamborghinit pak e sigurt. Ekzekutuesit e vlerësojnë markën me potencial të lartë dhe me një kthim të mirë të investimeve.

Por nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, atëherë Lambo dhe Ducati dyshohet se do të dalin në shitje si një paketë.

Ndërkohë që markat largohen, ekziston mundësia që prodhuesi i makinave të krijojë një markë specifike për makinat elektrike.