Volkswagen-i elektrik I.D.R drejt vendosjes së një rekordi të ri në Nürburgring

Sipas disa burimeve brenda kompanisë Volkswagen, kompania po planifikon që të dërgojë makinën elektrike I.D.R për të vendosur një rekord të ri në pistën e Nürburgring. Madje Volksawagen ka prenotuar edhe pistën për muajin maj të vitit të ardhshëm. Deri tani rekordin si makina elektrike më e shpejtë e mban NIO EP9 me 6 minuta e 45 sekonda ndërsa rekordi si makina më e shpejtë e mban një Porsche 919 Hybrid Evo me 5 minuta dhe 19 sekonda.
Sipas simulimeve të bëra nga kompania Volkswagen mendohet se makina Volkswagen I.D.R mund të arrijë një kohë më të shpejtë se 5 minuta e 30 sekonda. Kjo do të thotë se kjo makinë mund t’i thyejë të dy rekordet njëkohësisht. Vendosja e një rekordi të ri nga Volkswagen I.D.R do të ishte një reklamë shumë e mirë për makinën Volkswagen I.D i cili do të dale në shitje në fund të vitit të ardhshëm. Piloti i cili do të tentojë të vendosë rekorde të reja me Volkswagen I.D.R do të jetë Romain Dumas. Ai është një pilot i zoti i cili e ka fituar 4 herë garën 24-orëshe të Nürburgring.
This post is also available in: English