Volkswagen kërkon tërheqjen nga tregu të 75 mijë makinave, arsyeja është se kanë probleme me…

ardita 0

Volkswagen do të tërheqë përkohësisht nga tregu rreth 75 mijë makina për të rregullluar një problem me rripin e sigurisë.

Volkswagen është detyruar të kërkojë tërheqjen e këtyre makinave për shkak të këtij defekti ‘potencialisht vdekjeprurës’. Fillimisht ky problem është vënë re në një nga sediljet e pasme ku rripi pasi mbyllej, hapej vetë, kjo gjë ndodhte në një numër të madh automjetesh ky përfshiheshin modele si VW Polo, Seat Arona dhe Ibiza.

Volkswagen ka kontaktuar pronarët e rreth 12 000 makinave që e kishin këtë problem, kur çështja u paraqit për herë të parë në muajin maj. Megjithatë, kompania ka shitur 55 000 automjete të tjera me po të njëjtën problem e të tjerat janë të Seat.

Ishte revista finlandeze ‘Tekniikan Maailma’ që e ka identifikuar këtë problem teksa testonte 3 modelet e Grupit Volkswagen këtë vit.