Volkswagen na ka suprizuar me pickup-in e ri Atlas Tanoak në Nju York “Auto Show”

ardita 0

Ne nuk ishim në dijeni që Volkswagen do të zbulonte veturen e tij të re, të quajtur Atlas Tanoak në “Auto Show” që u zhvillua në Nju Jork.  

Sepse në përgjithësi shumë marka makinash zbulojnë paraprakisht disa koncepte që do të shfaqin gjatë panairit por Volkswagen nuk e bëri këtë gjë, ai preferoi të na surprizonte dhe ia doli mbanë.

Atlas Tanoak është një model shumë intrigues, i cili vjen në platformën e njëjtë sikurse Atlas MBQ, ka një motorr 3.6 litërsh V6 që prodhon 276 kuaj fuqi, kambio automatike me tetë marshe.

Kjo makinë e jashtëzakonshme shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për 8.5 sekonda. Dizajni i saj është i bazuar nga modeli Atlas SUV.

Volkwagen ka njoftuar që për momentin kjo makinë nuk do të futet në prodhim, por ata thjesht e kanë prezantuar këtë për të parë reagimin e blerësve dhe të mediave.

Lini një Përgjigje