Volkswagen paralajmëron prodhuesit e furgonave të pajisen me sistemin AEB

armir 0

Frenimi emergjent automatik, AEB, është një sistem që instalohet në frenat e makinave dhe vepron automatikisht kur sensorët dallojnë një aksident të mundshëm. Ky sistem është projektuar për të ndaluar aksidentet me shpejtësi të vogël, si përshembull përplasjet urbane por gjithashtu mund të ndalojë apo reduktojë efektet e përplasjeve me shpejtësi të lartë.

Thatcham Research, organizata e kërkimit dhe testimit industrial e ka quajtur këtë teknologji si ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm në sigurinë e një makine që nga kur është shpikur rripi sigurimit.
 Sipas VW, duke futur këtë sistem në të gjithë furgonat apo mjetet në Mbretërinë e Bashkuar, mund të parandalohen rreth 2,500 përplasje dhe rreth 350 vdekje apo dëmtime serioze çdo vit.

Gjithashtu kompania deklaron se kjo teknologji ka potencialin të reduktojë aksidentet me 38% dhe të shpëtojë rreth 1,000 jetë dekadën që vjen.

This post is also available in: English