Volkswagen Passat Facelift e 2019-ës debuton në Europë.

liridona 0

Makina më e shitur e kompanisë pas makinës Golf, është gati të sfidojë Ford Mondeo me një sërë ndryshimesh brenda dhe jashtë.Ndryshimet janë të lehta, dhe mund të duket njësoj me modelin e mëparshëm. Por makina ka marrë një dizajn të ri të parakolpit dhe grilës së përparme. Fenerët të cilët janë marrë nga Touareg i prezantuar në 2018-ën.

Shkrimi ‘Passat’ në qendër të makinës i shikuar edhe në makinën Arteon, e bën më të lehtë identifikimin e këtij varianti me fytyrë të ndryshuar.
Interiori i makinës
E njëjta histori është edhe brenda makinës, përveç faktit që gjenerata e tretë e sistemit të informacionit është një risi për markën VW.

Ekrani është i disponueshëm në madhësitë 6.5-, 8.0-, dhe 9.2- inç. Makina ofron funksionalitete gjithmonë online me shërbime si Internet radio dhe navigimin me informacion në kohë reale.
Një nga gjërat që ja vlen të theksohet për Passat të 2019-ës, është zgjerimi i sistemit të ndihmësit në makinë. Ky sistem garanton drejtim pjesërisht autonom në shpejtësi të larta deri në km/h.

Nëse jua përballon xhepi, makina mund të pajiset me ndihmësin për mbajtjen e korsisë, ndihmësin për parkimin, e të tjera.Një tjetër risi e rëndësishme është adoptimi i frenave elektromekanike për frenim më të shpejtë. Kjo është standarde në të gjithë gamën, ndryshe nga modeli paraardhës ku vetëm GTE e elektrifikuar e kishte këtë.
Motori i makinës
Të gjithë motorët me naftë dhe benzinë vijnë me filtra për të reduktuar emetimet e dëmshme. Ka tre njësi TSI me 150, 190 dhe 272 kuaj fuqi, së bashku me tre njësi TDI me 120, 190 dhe 240 kuaj fuqi.

Passat GTE plug-in hibride mund të përshkojë 55 km vetëm me karikim elektrik. Çmimet nuk janë konfirmuar ende.