Volkswagen Passat i ri mbërrin edhe në Evropë me pamje të përditësuar dhe me risi teknologjike

ardita 0

Pasi Volkswagen i dha Kinës një Passat të ri vitin e kaluar dhe Shteteve të Bashkuara një Passat jo shumë të ri muajin e kaluar, tani është radha e Evropës. Volkswagen ka “rifreskuar” të gjitha versionet e këtij modeli me një sërë ndryshimesh brenda dhe jashtë.

Passat-i i ridizajnuar do të vazhdojë të ndërtohet në fabrikën Emden në Gjermani, ku ky model është prodhuar që nga viti 1978. Megjithatë, kur gjenerata e re Passat do të shfaqet në vitin 2023, nuk do të jetë më ‘Made in Germany’, pasi prodhimi do të bëhet fabrikën e Skodas në Republikën Çeke.

Volkswagen do të fillojë të marrë porosi për Passat-in e ridizajnuar në muajin maj, së pari në Gjermani dhe dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar në muajin gusht.