Volkswagen Passat i ri mbërrin në Detroit me pamje të përditësuar dhe me risi teknologjike

ardita 0

Volkswagen në tetor të vitit të kaluar ka prezantuar Passatin e ri për tregun kinez, ndërsa përpara se të paraqesë modelin për tregun evropian ai ka vendosur që të zbuloje Passatin e ri për tregun e Amerikës së Veriut.

Volkswagen ka zbuluar Passat-in e ri 2020 që përmban një pamje të re të jashtme, një motor më të fuqishëm dhe shumë karakteristika standarde. Versioni i ridizajnuar duket se nuk vjen me platformën më të re MQB. Nga fotot e para zyrtare duket se Passati vjen me pamjen e përparme të ndryshuar i cili është frymëzuar në modelin e ri Jetta. 

Gjithashtu, Passati i ri vjen me paketën “R-Line” e cila përfshin mbrojtësin e përparmë me pamje agresive, pasqyrat e errëta dhe dorezat e dyerve të zezë, rrotat tërheqëse dy-ngjyrëshe, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi bagazh, etj. 

Ndryshime ka pësuar edhe pjesa e brendshme e tij, ku tani vjen me sistemin e avancuar për informim dhe argëtim (infotainment), detajet me ngjyrë të zezë shkëlqyese, sistemin për frenim automatik, etj.

Nën kofanon e tij, gjendet motori benzinë 2.0-litër Turbo i cili prodhon 176 kuajfuqi. Volkswagen Passat 2020 do të hyjë në dyqanet e SHBA në mes të vitit 2019.