Volkswagen po konsideron rikthimin e Beetle si një makinë tërësisht elektrike

ardita 0

Prodhimi i Volkswagen Beetle, i cili është në shitje që nga viti 2011, është vendosur që të përfundoje vitin e ardhshëm.

Volkswagen për momentin po punon me gjeneratën e tetë të modelit të saj më të popullarizuar, Beetle ende nuk ndodhet në plane të tilla. Por sipas “Autocar” gjenerata e ardhshme e Beetle mund të furnizohet me bateri dhe motorrë elektrik.

Disa dizajnues kanë treguar tashmë se ata janë duke menduar konceptin e Beetle elektrik, nëse VW shkon në atë projekt, do t’i duhet të paktën 2-3 vite për ta perfunduar. Nëse me të vërtetë merr një drite jeshile, Beetle i ri ndoshta do të bazohet në një platformë MEB që është projektuar posaçërisht për modelet elektrike.

Megjithate shefi i dizajnit të VW, Klaus Bischoff, gjatë një interviste nuk konfirmoi krijimin e këtij projekti por gjithsesi tha: “Nëqoftëse do të bënim një Beetle elektrik, ju siguroj që do të ishte shumë më mirë se modeli i sotëm dhe do të ishte akoma më tërheqës.”

This post is also available in: English