Volkswagen po përgatitet për prezantimin e gjeneratës së re të Golf GTI

Admin 0

Gjenerata e tetë e Volkswagen Golf pritet që të prezantohet në fund të këtij viti dhe  sipas fjalëve që qarkullojnë makina e re do të jetë më e fuqishme. Sipas Auto Bild makina e re do të ketë që motorr që mund të prodhojë deri në 300 kuajfuqi. Kjo është një diferencë jo e vogël në krahasim me versionin e tanishëm motorri i të cilit mund të prodhojë deri në 228 kuajfuqi.

Gjithashtu sipas Auto Bild makina e re do të ketë disa ndryshime në pjesën e përparme si edhe tek marmitat. Ndryshime do të pësojë edhe pjesa e brendshme duke i dhënë makinës një pamje më moderne. Makina e re Volkswagen Golf GTI do të prezantohet në muajt e fundit të këtij viti si model i vitit 2020.

This post is also available in: English