Volkswagen po planifikon të ndryshojë logon, pamja e re do të jetë shumëngjyrëshe

ardita 0

Kompania Volkswagen nuk është më ajo marka e zellshme që ishte kur u themelua në vitin 1937, tashmë ajo po ndryshon dhe po bëhet një kompani më e rafinuar dhe më moderne. Tani logoja e kompanisë “VW” po kalon në një proçes ndryshimi për ta bërë atë shumëngjyrëshe.

Shefi  i marketingut Jochen Sengpieh, konfirmoi në një konferencë shtypi se logoja e re e kompanisë do të prezantohet vitin e ardhshëm. Ai gjithashtu tha se:  “Sfida më e madhe është sesi t’i bëjmë njerëzit që të futen në botën elektrike. Ne duam që njerëzit të argetohen me ne, ne kemi nevojë për më shumë ngjyra.”

Volkswagen është aktualisht prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, që po rivalizon edhe markën Toyota. Pothuajse çdo brez është rritur duke parë modelin e saj unik të logos “VW” dhe ndoshta do të jetë pak e vështirë të mesohemi me një logo tjetër.  

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje