Volkswagen pranon 30 mijë porosi për modelin elektrik ID.3

ardita 0

Volkswagen do të prezantojë veturën elektrike ID.3 në panairin e veturave në Frankfurt i cili mbahet nga 12 e deri me 22 shtator.

Disa ditë para premierës zyrtare të veturës, prodhuesi gjerman ka zbuluar se tashmë a pranuar 30 mijë klientë që kanë porositur modelin e elektrik të tyre.

VW ka filluar që të pranojë porosi për ID.3 që nga maji i këtij viti, dhe të gjithë ata që kanë qenë të interesuar, u është dashur që të depozitojnë 1 mijë euro.

ID.3 i edicionit të parë do të kushtojë rreth 40 mijë euro, ndërsa më vonë pritet të lansohet versioni bazik i tij i cili do të kushtojë nën 30 mijë euro.

Prodhimi i ID.3 fillon nga fundi i këtij viti, e blerësve do t’u dorëzohet gjatë 2020-ës.