Volkswagen “ringjall” minibusin e saj, që do të jetë i gjithi elektrik

ardita 0

Volkwagen ka njoftuar se do të prodhojë një version elektrik të minibusit të saj. Modeli i ri do të jetë një version i makinës koncept I.D Buzz që u zbulua këtë vit tek “Auto Show” që u zhvillua në Detroit.

“Për mua, koncepti i ID Buzz është makina elektrike më e bukur dhe më emocionuese në botë,” tha gjatë një deklarate Dr. Herbert Diess, kryetar i bordit të menaxhimit për markën Volkswagen. “Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të bëjmë një makinë plotësisht të lidhur me energji elektrike.”

Versioni origjinal i minibusit ka debutuar në vitin 1950 dhe kishte vetëm 30 kuaj fuqi. Ndërsa versioni i ri nxjerr 369 kuaj fuqi nga motorët elektrik në secilën bosht. 

Volkswagen është në mes të një skandali për shkak të një mashtrimi me emëtimet e gazrave dhe i ka kushtuar kompanisë gjermane 25 miliardë dollare deri më sot. Gjithashtu prokurorët kanë dënuar me 3 vjet burg inxhinierët që janë përfshirë në këtë skandal. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”74″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English