Volkswagen sjell Passat Variant R-Line Edition.

liridona 0

E cilësuar nga Volkswagen si “familja më e rëndësishme në botë e makinave”, Passat ka një vend të veçantë në linjën e kompanisë.

Versioni europian i bazuar në platformën MQB po bëhet gati për të lançuar edicionin special. I disponueshëm ekskluzivisht si wagon, R-Line Edition ka një mori me karakteristika.Passat Variant ka sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive. Makina mund të blihet me motorin 2.0 litër TSI me benzinë me 272 kuaj fuqi, ose motorin 2.0 litër Bi-TDI twin-turbodiesel me 240 kuaj fuqi.

Dizajni i makinës

Wagoni i madh vjen me një bojë të shndritshme të quajtur Moonstrone Grey të kombinuar me një seri pjesësh të zeza. Ajo që bie në sy është çatia e zezë.

Janë me të zezë kapakët e pasqyrave anësore, kornizat e dritareve anësore, fundi i çatisë në pjesën e pasme të makinës, difuzori në pjesën e pasme, si dhe rrotat 19 inç.

Në pjesën e pasme, fenerët kanë një nuancë të zezë për të kompletuar pamjen. Meqë po flasim për fenerët, ato në pjesën frontale të makinës janë nga varieteti matrix LED të lançuara me modelin Passat.

Sapo futeni brenda në makinë, do të vini re mbizotërimin e një teme të zezë. Ndenjëset R-Line janë me një kombinim mes një lëkurë të zezë dhe ajo çfarë VW i referohet lëkurë “karboni”.

Logoja R-Line zbukuron parvazet anësore të çelikta, ndërsa pedalet janë të lyer me çelik.

Siç e  kemi thënë më parë, Passat Variant R-Line Edition ka gjithçka. Duke filluar  nga instrumentet digjitale, ekrani 9.2 inç, sistemi i kamerave Area View.

Gjithashtu makina ka Travel Assit, i cili mundëson makinën të ofrojë ndihmesën e drejtimit të mjetit pjesërisht automatike. Ndihmësi mund të shtojë shpejtësinë ose të frenojë kur makina është në shpejtësitë deri në 210 km/h.

VW do të sjellë Passat Variant R-Line Edition javën e ardhshme në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë.