Volkswagen do të tërheqi 700,000 makina të modeleve Tiguan dhe Touran

Admin 0

Volkswagen po përgatitet të tërheqë 700,000 makina të modeleve Tiguan dhe Touran për shkak të problemeve me xhamin panoramic në “çatinë” e makinës. Lagështira mund të shkaktojë një qark të shkurtër e cila dëmton pjesën e vijëzuese të xhamit si edhe gomën . Në ndonjë rast ekstrem makina mund të marrë flakë.

Volkswagen akoma nuk ka nxjerrë ndonjë lajmërim rreth kësaj çështje por ky informacion është marrë nga një burim i sigurtë brenda kompanisë.. Raportohet se janë gjithsej 700,000 makina të këtyre 2 modeleve dhe vetëm 52,500 janë shitur në Gjermani. Shumica e makinave të tjera janë shitur në vendet e tjera europiane. Sipas këtij burimi kompania akoma nuk ka gjetur një zgjidhje por është duke punuar për ta zgjidhur këtë problem sa më shpejt. Drejtuesit e këtyre mjeteve duhet ta kontrollojnë xhamin panoramic herë pas here për ndonjë shenjë të qarkut të shkurtër ose edhe nëse drita e brendshme e makinës nuk ndizet atëherë drejtuesi duhet ta fikë makinën dhe ta shkëpusi nga bateria.

This post is also available in: English