Volkswagen tregon se si do të quhen tri modelet e reja që i sjellë së shpejti

liridona 0

Linja e modeleve nga Volkswagen, së shpejti do të zgjerohet edhe me disa versione

Pasi u raportua për planet e Volkswagen, se do të sjellë 34 modele të reja deri në vitin 2020, është mësuar edhe për tri modele të reja

Sipas VWortex, ky prodhues gjerman do t’i sjellë së shpejti tri modele të reja nga linja T, ndërsa në bazë të aplikimit për regjistrim është treguar edhe si do të quhen.

Mësohet se emrat e tyre do jenë T-Sport, T-Go dhe T-Coupe, ndërsa nuk dihen detajet lidhur me to, mirëpo mendohet se të tria do të ndërtohen në platformën e re MBQ.

Këto makina, mendohet të jenë versionet më sportive, të modeleve të ngjashme nga e njëjta linjë, ndërsa nën kapak pritet t’i kenë nga 300 kuaj fuqi. Derisa T-Sport dhe T-Go, pritet të jenë makina shumë më sportive, T-Coupe duhet të jetë një makinë praktike urbane me dy dyer.

Në përgjithësi, të tri makinat pritet të jenë hibridë elektrikë, që të përshtaten me kërkesat e tregut, derisa pritet të kenë edhe teknologji të lartë dhe dukje të mirë.