Volkswagen: Wolfgang Hatz lirohet nga burgu

armir 0

Wolfgang Hatz është liruar nga burgu në Gjermani mbas nëntë muajve pas hekurave për përfshirjen e tij në skandalin e emetimit të gazrave.

Hatz është arrestuar në Shtator të vitit 2017 për shkak se në kohën kur shpertheu skandali i emetimit të gazrave ai ishte në krye të Volkswagen Group.

Pavarësisht kohës së gjatë në burg, Gjermani 59 vjecar akoma nuk i ka shpëtuar akuzave dhe do të shkojë përsëri në gjyq. Ligji gjerman parashikon se autoritetet kanë të drejtë të mbajnë të akuzuarin për më shumë se 6 muaj pa gjyq në rrethana të veçanta.

Prokurorët besojnë se lirimi i tij i hershëm mund ta lejojë atë të ndikojë drejtpërdrejtë në investigim duke manipuluar provat. E njëjta gjë ndodhi edhe me shefin ekzekutiv të Audi-t, Rupert Stadler, i cili është arrestuar në fillim të muajit dhe u mundua gjithashtu të manipulonte provat.

Të dy bashkë, Hatz dhe Stadler do të gjykohen në gjykata të ndryshme për përfshirjen e tyre në skandalin e emetimit të gazrave.

Gjithashtu pjestarë të tjerë të Volkswagen Group janë përfshirë në investigimet e ndryshme për këtë çështje. Vitin e shkuar, James Liang, shefi përgjëgjës për çështjet e naftës në kompaninë Volkswagen, u dënua me 40 muaj burg dhe me një gjobë prej 200.000 dollarësh. Gjithashtu Oliver Schmidt, menaxheri i përgjithshëm i Volkswagen për ambjentin dhe zyrën inxhinierike u dënua me 7 vite burgim.

Skandali ka përfshirë një pjesë të madhe të Volkswagen Group. Së fundmi, për shkak të arrestimit të tij, Stadler është zëvëndësuar përkohësisht te Audi nga Shefi i Marketingut, Abraham Schot.

 

This post is also available in: English