Volkswagen zbulon Caddyn e ri me një super dizajn

ardita 0

Volkswagen ka zbuluar zyrtarisht skicat e dizajnit të gjeneratës së ardhshme të Caddy’t.

Vetura komerciale e markës gjermane do të lansohet në 2020-ën, e cila si duket do t’i nënshtrohet një rizdizajni radikal, por që do të ketë pamjen e ngjashme me Golf 8-shin e ri.

Normalisht, elementet që shihen në skicat e publikuara nga VW, si rrotat e mëdha e mbrojtësit agresiv do të hiqen në versionin e prodhimit.

Megjithatë, pjesa tjetër e Caddy’t do të mbetet e njëjta sikurse në skica, me drita të reja LED, dritat në formën ‘L’ e një dritare e madhe nga pas.

Ashtu sikurse Golfi i ri, gjenerata e katërt e Caddyt do të përdor platformën e re të përditësuar MQB të Volkswagenit, që do të thotë se do të adoptoj edhe motorët me naftë të tij, si ai 2.0 litërsh me 113 kuajfuqi dhe tjetri me 148 kuajfuqi.

Volkswagen Caddy do të ketë rrotat e para aktive, ndërsa do të ofrohet me gjashtë shpejtësi manuale apo shtatë automatike.

Ky Caddy do të ketë sistemin e instrumenteve më të ri të Volkswagenit, që do të thotë se ai do të përkrah sistemin Apple CarPlay e Android Auto.